Politika e Privatësisë
Ndryshimet e fundit: 24.06.2023
E RËNDËSISHME: Të Dhënat Publike dhe Komerciale
MyMjeshter është një platformë publike. Të gjitha të dhënat që ju vendosni këtu (Emri, Numri i Telefonit, Qyteti, etj.) janë të destinuara për t'u publikuar dhe për të qenë të qasshme nga të gjithë, me qëllim gjenerimin e klientëve për ju. Duke përdorur këtë faqe, ju na jepni të drejtën e plotë dhe të pakufizuar që këto të dhëna t'i përdorim për qëllime marketing, reklamim, promovim, dhe t'i ndajmë ato me palë të treta (partnerë, kompani reklamuese, etj.) për çfarëdo qëllimi komercial.
Informacione Gjenerale
Duke përdorur website tonë, ju pajtoheni me rregullat dhe politikat tona të privatësisë. Nëse nuk pajtoheni më rregullat dhe politikat tona të privatësisë, ju rekomandojmë që mos të përdorni website tonë. Politikat e privatësisë dhe rregullat e mbrojtjes së të dhënave personale përshkruhen në rregullat e privatësisë në website të MyMjeshter.com, në versionin celular të website-it, në Aplikacionin Android të MyMjeshter si dhe në Aplikacionin iOS të MyMjeshter dhe në kanalin e komunikimit midis jush dhe skuadrës së suportit teknik të MyMjeshter.
Përpunimi i të dhënave personale në këtë website kryhet në përputhje me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale. Në përpiqemi gjithmonë që të përpunojmë të dhënat me kujdesin më të madh. Që t’ju lejojme ju të përdorni shërbimet tona, për shembull nëse do të regjistroni një reklamë, MyMjeshter përpunon disa informacione që kanë lidhje me ju.
Përdorimi i Të Dhënave dhe Liria e Plotë
Ne duam të jemi plotësisht transparent: MyMjeshter rezervon të drejtën e plotë të përdorimit të të dhënave tuaja.
- Publikimi: Të gjitha datat që jepni janë publike. Kjo është natyra e shërbimit tonë për t'ju lidhur me klientë.
- Marketingu & Reklamimi: Ne mund t'i përdorim të dhënat tuaja për fushata marketing, dërgim ofertash, dhe promovime të ndryshme.
- Ndarja me Palë të Treta: Ne kemi lirinë t'i kalojmë të dhënat tuaja te partnerët tanë, agjencitë e reklamave, ose palë të tjera të treta për qëllime komerciale.
Çfarë quhet informacion i të dhënave personale?
Sipas Ligjit për Mbrojtjen e të dhënave Personale në Kosovo, “të dhëna personale” quhen të gjitha informacionet që referohen për identifikim të një personi natyral, ose një person natyral i cili mund të identifikohet (me subjekt të të dhënave personale), dhe një personi natyral i cili mund të identifikohet, identiteti i të cilit mund të përcaktohet direkt apo indirekt.
Çfarë lloj informacioni grumbullojmë dhe procesojmë ne?
Nëse jeni një reklamues, të dhënat e nevojshme për të rregjistruar njoftimin janë:
- Emër: Ky informacion është një e dhënë që ju keni plotësuar gjatë regjistrimit. Ju jeni përgjegjës për saktësinë e informacionit.
- Adresa e email: Kjo adresë përdoret për komunikim dhe njoftime. Reklamuesi mund të vendosë ta bëjë publike ose jo.
- Numri i kontaktit: Ky numër shfaqet publikisht në njoftim (përveç nëse zgjidhni ndryshe), që klientët t'ju kontaktojnë.
- Vendndodhja: Qyteti ku ofrohet shërbimi.
MyMjeshter përdor teknologjinë e gjurmimit (Cookies) për qëllime reklamuese dhe statistikore. Kjo na ndihmon të optimizojmë reklamat që shihni.
Marketingu Direkt dhe Pëlqimi
MyMjeshter përpunon informacione personale për qëllime të marketingut direkt. Duke përdorur shërbimet tona, ju pranoni marrjen e:
- Njoftimeve për reklamat e reja dhe oferta speciale.
- Mesazheve promovuese përmes Email, SMS, Viber, Njoftime në ekran, Telefonata, etj.
Nëse nuk dëshironi këto shërbime, ju mund të kontaktoni suportin tonë, por kjo mund të kufizojë funksionalitetin e plotë të llogarisë suaj në platformën tonë.
Siguria e Të Dhënave
MyMjeshter merr masa serioze në lidhje me sigurinë. Ne përdorim protokolle HTTPS dhe SSL për të mbrojtur transmetimin e të dhënave. Fjalëkalimet ruhen të koduara. Megjithatë, duke qenë se të dhënat e profilit janë publike, ne nuk mbajmë përgjegjësi për mënyrën se si palët e treta mund t'i grumbullojnë këto të dhëna publike nga faqja jonë.
Ndryshimet e politikave të privatësisë
MyMjeshter rezervon të drejtat për të bërë çdo ndryshim në Politikën e Privatësisë dhe / ose Kushtet e Përdorimit në çdo kohë. Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi menjëherë me publikimin në website.
Për çdo pyetje apo kërkesë specifike, mund të na kontaktoni në [email protected].