Gjeni Inxhinier Ndërtimi në Kosovë
Siguria e ndërtesës fillon me themelet e forta. Keni nevojë për llogaritje statike apo mbikëqyrje? Platforma MyMjeshter.com ju lidh me inxhinierët më kompetentë për projektin tuaj.
- Llogaritje statike dhe sizmike
- Plane detale të armimit (Armatura)
- Mbikëqyrje profesionale e punimeve të vrazhda
- Vlerësim i stabilitetit të objekteve ekzistuese
Pse të zgjidhni MyMjeshter.com?
Siguri & Qëndrueshmëri
Projekte të llogaritura sipas standardeve më të larta të ndërtimit (Eurocode).
Optimizim i Materialit
Zgjidhje efikase që kursejnë beton dhe hekur pa kompromentuar sigurinë.
Mbikëqyrje Rigoroze
Kontroll i çdo etape të ndërtimit për të garantuar cilësinë e ekzekutimit.
Çfarë bën një inxhinier ndërtimi?
Projektim Konstruktiv
- Hartim i projektit të konstruksionit (Faza kryesore).
- Dimensionim i themeleve, shtyllave dhe pllakave.
- Plane të kallëpeve dhe armimit.
- Projekte për mure mbajtëse dhe pishina.
- Konstruksione metalike dhe druri.
Konsulencë & Mbikëqyrje
- Drejtim teknik i punimeve në kantier.
- Përgatitje e paramasës dhe parallogarisë.
- Inspektim i dëmtimeve strukturore.
- Auditimi energjetik i ndërtesave.
- Ekspertizë teknike ligjore.
Ndërtoni me mend
Gabimet në konstruksion kushtojnë shtrenjtë dhe rrezikojnë jetën. Mos rrezikoni. Në MyMjeshter.com gjeni inxhinierë ndërtimi të licencuar në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë dhe në gjithë Kosovën.